Një 50- vjeçar ka mbetur i plagosur nga një aksident në kthesën e Çermës. Aksidenti ka ndodhur në linjën e autobusit Çermë- Divjakë ku motorri ka përfunduar poshtë një autobusi dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Në autobusin me targa AA 413 FS ndodheshin 30 persona.
50 vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia po punon për shkaqet e aksidentit.