Report TV - Berat, i këputen frenat, rrëzohet furgoni, gruaja hidhet dhe gjen vdekjen

2016-09-19 0

Një person ka humbur jetën, ndërsa një ka mbetur i plagosur nga rrëzimi i një mikrobusi në fshatin Pashalli mëngjesin e sotëm.

Në mikrobusin me targa AA705FL po udhëtonin 12 pasagjerë, ndërsa humbi kontrollin dhe u rrëzua nga shpejtësia, pasi i ishin këputur frenat duke përfunduar jashtë rrugës pranë Gurores.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme F.H. 54 vjeçe, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti Z.H. 60 vjeç banues në Urë Vajgurore.

Pasasgjerët shprehen për shqiptarja.com se shkak i aksidentit ka qenë këputja e frenave të mikrobusit. ?Shoferi gjatë zbritjes nga fshati Pashalli në një moment thërriti i alarmuar ?më janë këputur frenat, nuk frenoj dot? ndërkohë që mikrobusi po lëvizte me shpejtësi. Pasagjerja që humbi jetën pas thirrjes së shoferit u hodh nga mikrobusi duke gjetur vdekjen? shprehen ata.

I plagosuri është transportuar për ndihmë në spital, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për të sqaruar shkaqet e aksidentit.