Report TV - Përgjimet për bandën e drogës dalin emrat e gjyqtarëve të apelit

2016-09-19 5

Hetimi i organizatës së biznesmenit të ndërtimit Jurgen Molla, ka sjellë rregjistrimin e qindrave bisedave telefonike, ku veçc dy bisedave për transferimin e prokurorit të çështjes Anton Martini në Shkodër, herë pas herë anëtarët e këtij grupi kriminal,kanë folur për disa gjyqtarë në Tiranë dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Bisedat e përgjuara për gjyqtarët e Apelit Vlorë janë kryer nga mesi i muajit Maj 2015 deri në qershor të 2015, ku dy anëtarë të kësaj organizate droge, komunikojnë me njëri-tjetrin me qëllimin e vetëm, lirimin e një personi nga burgu, pasi akuzohej për ?Grabitje me armë?.