Report TV - Shpifja, Kushtetuesja detyron Palokën t’i japë 2 mln lekë Ramës

2016-09-19 0

Nënkryetari demokrat Edi Paloka detyrohet t?i paguajë 2 milionë lekë të vjetra kryeministri Rama, pasi gjykata më e lartë shqiptare e ka gjetur atë fajtor për shpifje. Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për të shpallur fajtor Edi Palokën për shpifje ndaj Edi Ramës.

Në këtë mënyrë, ajo ka rrëzuar animimin e demokratit Paloka, që kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Lartë. Paloka ishte dënuar për shpifje për një deklaratë ku akuzonte Ramën si të lidhur me bandat dhe krimin.

Free Traffic Exchange