Linja kryesore e hetimit të aksidentit hekurudhor që i kushtoi jetën 27 personave në Italinë e Jugut është përqendruar mbi gabimin njerëzor. Ai së bashku me sistemin problematik hekurudhor dhe mungesën e koordinimit ndërmjet stacioneve , bëri që të dy trenat të udhëtonin në të njëjtën shinë deri në momentin tragjik të përplasjes.