Ora News – Reforma në Drejtësi, SHBA-BE: Të zhgënjyer nga PD

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qëndrimi i Partisë Demokratike për propozimin e ri të ndërkombëtarëve për të gjetur konsensusin për reformën në drejtësi ka lënë të zhgënjyer Ambasadën e SHBA dhe delegacionin e BE në Tiranë.

Në reagimin e menjëhershëm, Ambasadori amerian Donald Lu deklaron:

Lu: Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim - gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Megjithatë ndërkombëtarët nuk heqin dorë nga përpjekja për të afrur palët tek marrëveshja.

Lu: Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t'i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën.

Ndërkohë, edhe delegacioni BE-së shprehu keqardhjen për refuzimin që i bëri PD formulës për konsensus për reformën në drejtësi ndërsa nënvizon se roli I operacioni Ndërkombëtar monitorues është thelbësor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-keqardhje-qe-lidershipi-i-pd-se-nuk-pranoi-kompromisin/