Basha: Të huajt jashtë Vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetet demokrate per t?i njohur me propozimin e ri te opozitës per reformën ne drejtësi. Dhe një çështje Basha e ka theksuar si ne mbledhjen me dyer te mbyllura ashtu edhe para medias; PD nuk pranon qe operacioni ndërkombëtar i monitorimit te ketë rol vendimmarrës. Basha ka reaguar edhe ndaj deklaratës se ambasadorit amerikan, i cili paradite theksoi se është i zhgënjyer nga përgjigja e opozitës. Por mbledhja e sotme e grupit, nuk ishte nje mbledhje e lehte per Lulzim Bashen, pasi ai eshte përballur me kritikat e deputeteve te tij per qëndrimin ne raport me reformën ne drejtësi. Ndersa fillimi i mbledhjes ka qene i fokusuar tek shpjegimi juridik i propozimit te PD; deputetet kane kërkuar nga kryetari Basha, qartësim te qëndrimit politik te opozitës, ne raport me reformën ne drejtësi. Me te ashprit kane qene Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu, te cilet i kane kujtuar Bashes se ka qene pikërisht PD qe me herët ka kërkuar përfshirjen e ndërkombëtareve, si garanci per procesin.Astrit Patozi: Kemi kërkuar vetë angazhimin e ndërkombëtarëve si garanci, tani po duket sikur kemi ndryshuar qëndrim. Sjellja jonë politike do të ketë një faturë, të cilën nuk e përcaktojmë ne por populli dhe ndërkombëtarët.Majlinda Bregu: E kemi kërkuar ne rolin e operacionit ndërkombëtar monitorues. Ne nuk mund të marrin kostot e moskoherencës sonë. Drafti ka ndryshuar 90 % me ndërhyrjet tona. Kush na garanton që puna që kemi bërë nga shtatori deri më sot nuk bie poshtë? Jemi identifikuar sikur nuk duam reformën në drejtësi dhe çështja është çfarë ndodh me këtë parti. Çështja është ne e kemi me partnerët ndërkombëtarë apo me Edi Ramën? Në ketë spirale që kemi hyrë çfarë ndodh nëse nuk votohet reforma? Të diskutojmë mbi lëvizjen politike dhe jo mbi detajet e kundërpërgjigjes.Por Basha dhe Berisha kane qene ne te njëjtën linje, kur kane sqaruar deputetet se nuk ka inkoherence ne qëndrimet e opozitës; e cila gjithnjë ka theksuar 3 elemente te reformës; mos kapjen e sistemit, respektimin e te drejtave te njeriut dhe sovranitetin.