Report TV - Droga, grupi i Cukalit jepte para me fajde, mbante peng vetura luksoze

2016-09-19 3

Zbulohen detaje të reja të hetimit mbi grupin e shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike të drejtuar nga Gjergj Cukali. Burime të prokurorisë së Tiranës që po hetojnë çështjen thanë për Report TV, se dyshohet merrej me aktivitet të dhënies së parave me fajde.

Pavarësisht se deri më tani në ngarkim të personave nuk ka akte konkrete që detyron policinë të hetojë grupin për ushtrim të palicencuar të aktivitetit bankar. Pavarësisht kësaj, burimet thonë se informacionet e të dhënat flasin se grupi i drejtuar nga Cukali, ishte përfshirë në aktivitet fajde dhënieje.

Ky dyshim sipas hetuesve mbështetet fort tek fakti se policia ka gjetur një tufë çelësash të automjeteve të ndryshme. Këto automjete sipas policisë dyshohet se janë mbajtur peng nga grupi në formën e garancisë për rastet e mos kthimit të parave të dhëna borxh apo me fajde nga grupi.