Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkurtim shpenzimesh me qëllim uljen e borxhit. Kjo do të jetë filozofia që do të karaterizojë buxhetet e Shqipërisë deri në vitin 2018. Në raportin e fundit të Komisionit Europian për reformat ekonomike të vendeve që aderojnë të anëtarësohen në BE theksohet nevoja për kosolidimin fiskal të financave të Shqipërisë, që do të vijë nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve buxhetore. Në këtë raport vihet re gjithashtu performanca e dobët në mbledhjen e të ardhurave, që parashikohet të vijojë edhe në dy vitet e ardhshme. Ne pritet të mbledhim të ardhura sa 27.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, duke qenë më ulët se të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të kosovës
Shqipëria do të jetë e detyruar t?i nënshtrohet shtrëngimit fiskal edhe gjatë dy viteve të ardhshme në përpjekje për të ulur borxhin. Raporti i fundit i Komisionit Europian për reformat ekonomike të vendeve që aderojnë të anëtarësohen në BE nxjerr në pah zhvillimet ekonomike dhe fiskale në rajon, ku Shqipëria për disa nga treguesit paraqitet më dobët.
Një prej tyre janë të ardhurat e grumbulluara kundrejt prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ku vendi ynë në periudhën afatmesme 2016-2018 parashikohet të grumbullojë 27.3 për qind të PBB-së, ndërsa Serbia, Turqia dhe Mali i Zi synojnë mbi 39 për qind, Maqedonia synon të grumbullojë 31 për qind, ndërsa më dobët në Rajon paraqitet Kosova me 25 për qind të grumbullimeve fiskale në raport me PBB.
Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria është e detyruar qe deri ne vitin 2018 të shkurtojë shpenzimet në përpjekje për të ulur borxhin, një konsolidim fiskal që ka nisur që këtë vit. Kështu, nga 29.6 për qind e Prodhimit të përgjithshëm kombëtar që janë totali i shpenzimeve këtë vit, ato planifikohen të zbresin në 28.7% vitin e ardhshëm dhe të tkurren më tej në 27.8% në vitin 2018. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të kosovës kanë shpenzime ndjeshëm më të larta në raport me prodhimin kombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/investimet-do-te-tkurren-deri-me-2018-synohet-ulja-e-borxhit/