http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një gruaje, ndërkohë që si pasojë e përplasjes u plagosën dy fëmijët e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ?Jordan Misja? përballë Arkivës së Shtetit kur të tre, nëna me fëmijët po tentonin të kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin. Ata u përplasën nga një makinë tip benz, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja. Edhe pse u transportua në spital nëna e identifikuar si Dhurata Prifti nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa dy fëmijët e saj janë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë se automjeti i përfshirë në aksident është në pronësi të Dhimitër Oneas, 45 vjeç, nga Delvina i cili është shpallur Tashme në kërkim. Viktima 37-vjeçare ka qene nen kampione e Shqipërisë ne qitje me ekipin e studentit.