Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në mal të zi zhvilloi takime me krerët më të lartë të këtij shteti.
Gjatë takimit me presidentin malazez dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve duke vënë theksin tek bashkëpunimi midis dy parlamenteve që duhen përqendruar në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike si dhe në mbështetje të të dy qeverive reciproke për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Meta u prit në një takim edhe nga kryeministri Milo Gjukanovic ku përveç kërkesës për rritjen e bashkëpunimit, dy zyrtarët vlerësuan avancimin e projekteve madhore infrastrukturore dhe energjetike rajonale, siç janë Korridori Blu dhe shtrirja e gazsjellësit TAP përmes Malit të Zi .
Ndërkohë gjatë një ceremonie të organizuar në Podgoricë Meta i dorëzoi Kryeministrit të Mali të Zi, Gjukanoviç ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar?, ?për kontributin e veçantë në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, akorduar nga Presidenti Bujar Nishani me propozim të Kryetarit të Kuvendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takoi-kryeministrin-gjukanovic-i-dorezon-dekoraten-e-flamurit-kombetar/