Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambientalistët janë të ndarë në dy grupime kur bëhet fjalë për importin dhe riciklimin e mbetjeve në vendin tonë.
Ndërsa Nisma e deputetëve të maxhorancës për importin u kundërshtua nga një grup ekspertësh të mjedisit të cilët paralajmëruan edhe protesta, të tjerë specialistë janë pro projektligjit të importit të mbetjeve për riciklim, megjithëse kërkojnë forcim të standardeve për mënyrën e importimit. Diskutimi i projektligjit ka nisur në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Xhemal Mato, ekspert mjedisi: Në asnjë mënyrë s?kemi qenë me idenë radikale që të ndalohet plotësisht ky ligj, por me mendimin që duke u përmirësuar kontrolli nëpër dogana.
Për opozitën është e pakuptueshme që maxhoranca ka risjellë këtë ligj pas kundërshtimit të fuqishëm që iu bë në 2011.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shalsi-shpjegon-pse-ndryshoi-mendim-per-importin-e-mbetjeve/