Kosovë, përplasje për demarkacionin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e lidhjes demokratike te Kosovës per dërgimin ne Kuvend te marrëveshjes per demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka shkaktuar përplasje me partnerin e saj qeverisës, PDK-ne. Ditën e marte, duke iu referuar nje burimi pranë kryeministrit, mediat ne Prishtine kishin raportuar per përfshirjen e saj per diskutim ne seancën e kësaj jave, ndërsa ketë te mërkure konfirmohet se nuk do te ndodhe nje gjë e tille. Zyrtarisht mësohet se vete kryeministri Mustafa e ka anuluar mbledhjen e qeverise parashikohet per kete te mërkure, ku do te merrej vendimi per dërgimin e marrëveshjes per ratifikim ne Kuvend, me kërkesën e PDK-se, e cila mendon se nuk duhet te kete nxitim per këtë çështje delikate, qe ka shkaktuar protesta te shumta dhe ashpërsimin e klimës politike ne vend. Vete kryeministri Mustafa ne nje dalje përpara mediave nuk ka dhëne afate per dërgimin e marrëveshjes ne Kuvend. Ndërkohe Bashkimi Europian ka shtuar presionin per miratimin e marrëveshjes përpara fillimit te pushimeve verore, duke kushtëzuar liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës.