EKSKLUZIVE/ PD: JO propozimit të Nuland - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-09-19 0

Top Channel ka siguruar propozimin më të ri dorëzuar nga Partia Demokratike lidhur me reformën në drejtësi si kundërpërgjigje ndaj propozimit më të ri amerikan bërë të dielën gjatë vizitës së Nënsekretares së Shtetit, Viktoria Nuland.Por, sipas burimeve të rëndësishme dhe siç shihet qartë nga drafti të cilin ne në faqen e Top Channel po e botojmë të plotë, propozimi i PD-së kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu. Komisioni zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët? propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.