Report TV - Liqeni i Pogradecit pa plazh publik pushuesit:Pagesa e papërballueshme

2016-09-19 4

Hapësirat Publike tek liqeni të Pogradecit , sa vijnë e zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Pushuesit janë të detyruar që të marrin shezlonë dhe të bëjnë plazhin me lekë.

Pushuesit shprehen për Report Tv se janë të pakënaqur për mungesën e hapësirave publike.

?Nuk ka plazh publik, i ka zënë private. Vitin e kaluar ka qenë më mirë. Se çfarë do të bëhet këtë vit nuk e dimë. Më mirë është plazhi publik. Liqeni është i të gjithëve, jo i privatit? tha një pushues.

Ndërkohë që një tjetër shtoi se, ?Nuk mund ta paguajmë, nuk përballohet dot pagesa. Ne vijmë çdo ditë këtu|? shtoi ky pushues.

Turistët kërkojnë krijimin e hapësirave publike pranë liqenit të Pogradecit, pasi sipas tyre plazhi privat nuk është i përballueshme per të gjithë , kryesisht për vendasit.