Intervistë ekskluzive/ Deputeti i vetëlarguar nga PS, Vladimir Kosta, kërkoi t'i merrte një shumë prej 5.3 milionë lekësh një biznesmeni nga Përmeti, kompania e të cilit kishte fituar një tender për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psilloter në Përmet.
Denoncimi bëhet nga biznesmeni, Kostandin Gjata, i cili në një intervistë për Report Tv shprehet se kompania ?Rosi Shpk? që ai drejton fitoi tenderin për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psitoller.
Ndërkohë ai shton se, para se kompania e tij të fitonte këtë tender prej 20 milionë lekësh, deputeti Vladimir Kosta kishte kryer disa punime pranë kësaj urë.
Pikërisht për këto punime deputeti tashmë i larguar nga PS, pretendonte se ka harxhuar një shumë prej 5.3 milion lekësh, pra sa një 1 e 4 e vlerës.
Këto para ai ia ka kërkonte biznesmenit, Kostandin Gjata, kjo dhe me pretendimin se kishte favorizuar atë për të fituar këtë tender.
Gjata shprehet për Report Tv se kjo është e padrejtë, pasi tenderein e ka fituar në mënyrë të rregullt dhe sikur të mos ishte kjo, kostoja e punimeve që ka kryer deputeti Kosta mbi urën kap shifrën e 500 mijë lekëve, pasi ai aty ka hapur vetëm një gropë për një nga këmbët e urës.
?Ai më kërkoi 5.3 milionë lekë për disa punime që sipas ekspertëve vlera e të cilave nuk shkonte as 500 mijë lekë. Unë refuzova t?ia jap pasi ishte e padrejtë. Punimet e urës mbetën pezull për një kohë të gjatë. Deputeti Vladimir Kosta pretendon se me ka favorizuar për të fituar këtë tender, pro kjo nuk është e vërtetë?, shprehet biznesmeni për Report Tv.