Ora News – Meta në Malin e Zi: “Respektoni të drejtat e shqiptarëve, gjuhën e simbolet”

2016-09-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili shoqërohej prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, znj. Arta Dade dhe prej Kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë, z. Paulin Sterkaj, u prit sot në Podgoricë nga Presidenti i Parlamentit të Malit të Zi, z. Darko Pajovic.
Dy kryeparlamentarët Meta e Pajovic vlerësuan cilësinë e shkëlqyer të shkëmbimeve e marrëdhënieve politike e ndërparlamentare mes dy vendeve dhe ndanë bindjen se në kuadër të proceseve integruese euro-atlantike, dy parlamentet duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin e tyre edhe më tej.
Pajovic shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e tij në Tiranë në seancën parlamentare të ratifikimit të protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë më 23 qershor, ndërkohë që z. Meta vlerësoi instalimin e sistemit të përkthimit simultan të gjuhëve shqipe e malazeze në Parlamentin e Malit të Zi si një shenjë e qartë e vëmendjes që autoritetet malazeze tregojnë ndaj pakicës nacionale autentike shqiptare në vendin fqinj.
Duke evidentuar rolin vendimtar të shqiptarëve në momente kyçe shtetformuese e integruese euro-atlantike për Malin e Zi, Kryetari i Kuvendit Meta solli në vëmendje nevojën për gjetjen e zgjidhjeve konkrete të disa kërkesave të pakicës shqiptare të Malit të Zi që lidhen me decentralizimin e pushtetit lokal në Tuz, me shfrytëzimin e resurseve natyrore për nevojat buxhetore të komunave lokale apo me ligjin e të mirave detare për Ulqinin si dhe të çështjeve që lidhen me përdorimin e simboleve kombëtare dhe gjuhës amtare shqipe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-flet-shqip-ne-parlamentin-malazez-te-respektohen-simbolet-e-shqiptareve/

Free Traffic Exchange