Report TV - Tenderi i urës,biznesmeni akuza Ladi Kostës: Më kërkoi ryshfet

2016-09-19 0

Intervistë ekskluzive/ Deputeti i vetëlarguar nga PS, Vladimir Kosta, kërkoi t'i merrte një shumë prej 5.3 milionë lekësh një biznesmeni nga Përmeti, kompania e të cilit kishte fituar një tender për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psilloter në Përmet.

Denoncimi bëhet nga biznesmeni, Kostandin Gjata, i cili në një intervistë për Report Tv shprehet se kompania ?Rosi Shpk? që ai drejton fitoi tenderin për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psitoller.

Ndërkohë ai shton se, para se kompania e tij të fitonte këtë tender prej 20 milionë lekësh, deputeti Vladimir Kosta kishte kryer disa punime pranë kësaj urë.

Free Traffic Exchange