Koncesioni, shërbimi i dializës hapet në Shkodër, Rama: Zgjidhje në rang vendi

2016-09-19 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Vlorës, shërbimi i hemodializës, një proces jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet edhe në Shkodër.
Qendra e re, e cila u vizituar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, shmang ardhjen e pacientëve drejt kryeqytetit por edhe shërbimin me tre turne për kryerjen e dializës për shkak të mungesës së pajisjeve.
Kryeministri Edi Rama premtoi se shumë shpejt do të evitohet vajtja e qytetarëve nga një spital në tjetrin, pasi qendra të tjera do të hapen në gjithë Shqipërinë.
Rama: Problemi i gjithë këtyre njerëzve që janë torturuar për gjithë këto vite, që janë zvarritur me tre turne dhe janë detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë shërbim tre herë në javë, do të zgjidhet në rang Shqipërie. Kjo është e dyta. Do të vazhdojmë me Korçën, Lezhën dhe Elbasanin dhe është rezultati i partneritetit publik-privat i asaj fjalës që u bë si shfaqje e huaj koncesion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-i-dializes-hapet-edhe-ne-shkoder-rama-zgjidhje-ne-rang-vendi/