Report TV - Urë e re në Selitë, Veliaj: Lehtëson trafikun, ujërat e zeza jo më në Lanë

2016-09-19 1

Merr zgjidhje trafiku i mjeteve në një nyje tjetër problematike, siç është ajo në urën e Selitës, e cila lidh Bulevardin ?Bajram Curri? me Bulevardin ?Gjergj Fishta?. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një ure të re me përmasa gati tre herë më të mëdha se ekzistuesja, e cila synon të lehtësojë dhe rregullojë trafikun e mjeteve dhe këmbësorëve në të dyja anët e Lanës.

Nisjen e punimeve e inspektoi sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, si dhe drejtues të tjerë të njësive Administrative Nr. 5 dhe Nr. 7, që janë përfituese direkte nga ky investim.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë investim të një rëndësie të madhe, pasi prej tij do të përfitojnë jo vetëm dy lagjet më të populluara të Tiranës, por edhe qytetarët të cilët që zgjedhin këtë segment për të dalë nga Tirana në drejtim të Durrësit.

?Në 30 korrik mbushet një vit nga marrja e detyrës, e më vjen mirë që po fillojmë një projekt tjetër të rëndësishëm për qytetin, i cili lidh dy lagjet më të populluara të Tiranës, pra zonën e Selitës dhe 21 Dhjetorit. Është një hapësirë e cila ka pasur prej kohësh nevojë për ndërhyrje, sidomos në kohën e shirave kur kalimi në këtë urë bëhet jashtëzakonisht problematik kalimi?, tha Veliaj.

Ai shtoi se bashkia synon t?i mbyllë punimet deri në vjeshtë.