Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përzgjedhja e ofertës fituese për Rrugën e Kombit do të duhet të mbrojë interesin publik. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se tashmë po vlerësohen detajet e fundit dhe më pas do shpallet fituesi. Kreu i Transporteve la të kuptohet se nëse ofertat nuk do jenë në interes të qytetareve, nuk do të pranohen.
Haxhinasto: Jemi brenda afati 60 ditor të vlerësimit të ofertës. Siç mund ta kuptoni edhe ju vet, ky është një proces tenderimi shumë kompleks, shumë i rëndësishëm, me shumë përgjegjësi. Na duhet të sigurohemi që ofertat janë solide në tërësinë e tyre, në aspektin ligjor, teknik, ekonomik, që ky koncesion të mos jetë pengesë, por përkundrazi të jetë mënyra më optimale për ta vendosur në qëndrueshmëri këtë rrugë.
Haxhinasto deklaroi se ka pasur interes nga disa kompani për marrjen me koncesion të aeroportit të Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/se-shpejti-shpallet-fituesi-i-rruges-se-kombit/