Ora News – Haxhinasto: Vëmendje sektorit hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Transporteve apeloi për një planifikim më të mirë të fondeve buxhetore në të ardhmen duke i dhënë më shumë rëndësi infrastrukturës.
Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e Strategjisë Kombëtare të Transportit, Edmond Haxhinasto tha se vëmendje më të madhe kërkon edhe sektori hekurudhor përtej financimit të BE-së për segmentin Tiranë-Rinas-Durrës.
Haxhinasto: Është shumë e rëndësishme që është detyrë e qeverisë, është që të akomodojë në buxhetin afatmesëm të gjithë detyrimet e mundshme në funksion të realizimit të këtyre investimeve që kërkon strategjia, sepse duhet të ndërrojmë stilin që ka qenë shpesh herë i aplikuar; bëjmë strategji por nuk i mbështesim me buxhete dhe kështu që strategjitë sado të mira nuk realizoheshin.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë theksoi se duhen më shumë investime për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/haxhinasto-vemendje-sektorit-hekurudhor-tirane-rinas-durres/