Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot një protokoll bashkëpunimi dy vjeçar, ku pritet që Shqipëria të përfitojë prej tij 41.5 milion euro.
Ka qenë Zv.kryeministi Niko Peleshi ai që ka bërë të ditur lajmin gjatë një konference për shtyp me ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schuetz, ku ka thënë se fushat ku do të ndërhyet me këtë donacion ëhstë ekonomia, klima e biznesit, energjetika, ujësjellës kanalizimet dhe menaxhimit të mbetjeve urbane.
Sipas Peleshit, në këto 25 vite nga gjermania janë investuar në vednin tonë më shumë se 1 milion euro, ndëkrohë që ka theksuar se në këto 25 vite bashkëpunimi me Gjermaninë ka qenë në aspektin ekonomik e politik.
?Nga nënshkrimi marrëveshjes së fundit Shqipëria përfiton 41.5 milion euro. Në 25 vite shkon në më shumë se 1 miliard euro kontribut të Gjermanisë për Shqipërinë. Kemi përputhje perfekte të protokollit dhe fushave ku do të investohet me Gjermaninë. Kjo marrëveshje synon investime në: Ekonomi, Energjetikë, Ujëjsellës kanalizime, Mbetjet urbane. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik do të thotë rritje e investimeve të huaja, rritje të punësimit, përmirësim të klimës së biznesit? tha Peleshi.
Ai kashtuar se, pas përfundimit të linjës së interkonjuksionit me Kosovën, tashmë do të nisë edhe investimi për linjës e Maqedonisë, me një vlerë prej 7 milion euro, ku 5 milion do ti akordojë Gjermania.
?Pas përfundimit të linjës së interkonjuksionit me Kosovën, sot hapet rruga për investimin e linjës Shqipëri-Maqedoni me vlerë prej 7 milion euro, ku 5 milion euro jepen nga Gjermania.? tha ai.
Sakaq, Pelehsi shtoi se për Vlorën parashikohet që të ndërtohet impiantii menaxhimit të mbetjeve përmes një fondi prej 19.5 milion euro.
?Lajm të mirë për Vlorën, pasi përmes këtij protolkolli 19.5 milion euro janë dhënë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë? tha ai.
Ndërkohë, ambasadorja e Gjermanisë tha se vendi i saj mbështet integrimin e vendit në bashkimin Europian dhe investimet që ajo do të financojë synojnë që të rrisin nivelin ekonomik të qytetarëve në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi, sidomos ata që janë të arsimuar.