Schuetz: Gjermania, avokate e Shqipërisë në BE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e re gjermane në Shqipëri Susanne Schuetz, ka marrë detyrën në një kohë të vështirë për politikën shqiptare. Hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe lobimi për miratimi i reformës në drejtësi, ka qenë objekt i angazhimit të diplomacie dhe ekspertëve gjermanë. Në daljen e parë publike, ambasadorja gjermane theksoi se vendi i saj mbështet procesin e integrimit, që lidhet direkt me reformat. ?Gjermania përshëndet rolin konstruktiv të Shqipërisë për një zhvillim paqësor dhe stabilizimin e Ballkanit Perëndimor sikurse u nënvizua dhe në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në datën 4 korrik në Paris. Gjermania është e gatshme të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Shqipërinë në rrugën drejt BE, në realizimin e reformave të nevojshme për këtë zhvillim, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë shqiptare sikurse dhe krijimin e perspektivave për brezin e ri. Gjermania do vazhdojë të mbesë një partner besimplotë i Shqipërisë në rrugën e saj për ndërtimin e një sistemi demokratik?Deklaratën ambasadorja gjermane e bëri pas pas nënshkrimit me zv/kryeministrin Niko Peleshi të një protokolli dy vjeçar bashkëpunimi mes dy vendeve. Sipas këtij protokolli, Gjermani rrit kontributin e saj me 41.5 milionë euro në Shqipëri.

Free Traffic Exchange