Report TV 0 Emërohen 4 anëtarë të rinj të AMA, plotësohen vakancat

2016-09-19 0

Komisioni i medias ka emëruar 4 anëtarë e rinj të autoriteti të medias audiovizive duke plotësuar në këtë mënyrë trupën e bordit të këtij institucioni.

Ndërsa Partia Socialiste kishte tre anëtarët e saj, kryetarin Gentian Sala, dhe anëtarët Gledis Gjipali dhe Pirro Misha, sot u miratuan tre propozime të opozitës Sami Neza e Suela Musta të cilët u rimandatuan në AMA si dhe Agron Gjekmarkajn.

Po ashtu komisioni votoi Zylyftar Bregun i cili erdhi si propozim i maxhorancës, i cili rimandatohet në këtë post.

Përzgjedhja e 4 anëtarëve të AMA u bë me dyer të mbyllura në komisionin e medias. Votimi i anëtarëve të AMA mbyll vakancat në këtë bord.