Një ditë pas grabitjes së një filiali banke në qytetin e Vlorës, policia ka gjetur paraditen e kësaj të marte një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjes.Sipas policisë, ky automjet rezulton se ishte vjedhur disa ditë më parë. Sakaq, policia ka thënë se gjatë grabitjes autorët kanë marrë 6 milionë lekë dhe 33.695 euro.Report Tv ka mundur që të gjejë videon e automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin tip Benz 250 me targa franceze i bardhë.
Automjeti i gjetur dyshohet nga policia se ka pritur grabitësit pas ngjarjes në afërsi të xhamisë,dhe më pas bashkë me to është larguar kundra vajtje.
Më pas, ekspertët dyshojnë se automjeti me grabitësit ka ecur për rreth 1 kilometër për të dalë më pas tek kisha ortodokse.
Autorët, për të humbur gjurmët, kanë braktisur makinën dhe dyshohet se kanë përdorur makinë tjetër.
Çështja tashmë i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Renda.
Sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro.