Ora News - Tatimet në terren nga 1 gushti, fokusi për kasat dhe kuponin

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga 1 gushti, në terren do të rinisë fushata e tatimeve për kontrollin e bizneseve për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponave tatimorë. Teksa ka prezantuar këtë nismë, që do të përqëndrohet kryesisht në zonat turistike, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.
Me 1 gusht Tatimet do të zbresin në terren për të kontrolluar për funksionimin e kasave fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, kryesisht në zonat turistike.
Ka qenë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që prezantoi fillimin e fushatës sensibilizuese për kuponin tatimor, në prani të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj dhe zv.Ministres Irena Beqiraj.
Kreu i Financave ka qenë i kujdesshëm teksa përsëriti disa herë se fushata nuk do të jetë represive, por do të synohet bashkëpunimi me biznesin.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/tatimet-ne-terren-nga-1-gushti-fokusi-per-kasat-dhe-kuponin/