http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e atij qe konsiderohet si sezoni i kanabis nis monitorimi i territorit te Shqipërisë per te identifikuar parcelat e mbjella me kanabis- sativa. Ne ndihme te Policisë Shqiptare ka mbërritur nje avion i Guardia Di Financias i pajisur me te gjitha mjetet e sofistikuara te vrojtimit. Mjeti fluturues është vendosur ne aeroportin e Rinasit dhe do te nise nga dita e mërkurë fluturimet mbi territorin shqiptar. Misioni i tij ne Shqipëri sipas burimeve zyrtare te policisë pritet te zgjasë afërisht dy muaj.Operacionet do te shoqërohen me ndërhyrjet e forcave te policisë dhe atyre speciale ne terren per shkatërrimin e sipërfaqeve te mbjella me kanabis sativa. Deri tani per vitin 2016 policia ka mundur te asgjësoje afërisht 600 mije rrënje ne te gjithë vendit, ndërsa jane proceduar penalisht mbi njëqind persona. Bime narkotike ne pjesën dërrmuese ne toke pa pronare, çka e ka bere te vështire identifikimin e kultivuesve. Rezulton se qe këtë vit te kete shtim te sipërfaqeve me kanabis ne edhe ne zona qe me pare nuk kane qene te njohura per kete fenomen. Policia ka bere gati edhe hartën, ku do te shtrihen operacionet kryesore, te cilat pritet te kulmojnë ne muajin gusht.