Report TV - Peleshi: Pranuam komisionin ad hoc, vetingu me ndërkombëtarët

2016-09-19 0

Maxhoranca është e vendosur t'i japë rol s'kualifikues ndërkombëtarëve në procesin e vetingut të gjyqtarëve ndërsa ka pranuar tashmë komisionin ad hoc me numër të barabartë anëtarësh nga maxhoranca dhe opozita. Kjo u konfirmua gjatë intervistës ?5 pyetje nga babaramo? në Report Tv, nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili tha se reforma në drejtësi ishte një nga projektet elektorale të PS në vitin 2013, si një reformë që u shërben shqiptarëve.

"Shtohet pikërisht e drejta e parlamentit me një barazpeshë politike nga mazhoranca dhe nga opozita për të përcaktuar brenda një grupi të parafiltruar, t?i prijë vettingut i cili është kryer nga ndërkombëtarët. Pastaj përzgjedhja finale do të bëhet me një grup me 30 personash të drejtësisë do të zgjedhë Komisionin final që do të bëjë vettingun. Thelbi i kësaj reforme është si t?i bëjmë gjyqtarët dhe prokurorët tanë të mos jenë të ndikuar nga korrupsioni dhe politika. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mund të negociojmë për pikën 88 të Komisionit të Venecias. Dua të theksoj edhe një herë nuk hiqet dorë nga filtrimi ndërkombëtar, por para vettingut, pasi garantohet se grupi i njerëzve e ka kaluar procesin e filtrimit i mbetet në dorë parlamentit për të bërë përzgjedhjen e komisionit final që do të bëjë vettingun", u shpreh Peleshi.

Ai i kërkoi opozitës që të bashkojë votat me mazhorancën për të miratuar reformën në drejtësi në datën 21 korrik.

Free Traffic Exchange