Ora News – Tendera fiktivë për ushqimet, pranga zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

2016-09-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi dhe 4 administratorë të kompanive private, të akuzuar për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë dhe për korrupsion aktiv gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.
Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.
Më pas, administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.
Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktonit me njërën nga shoqëritë fituese. E gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë, ka pasur edhe mbështetjen e zv/drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Iljaz Labi, i cili krijonte lehtësirat e nevojshme për tenderat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tendera-fiktive-per-ushqimet-pranga-zvdrejtorit-te-pergjithshem-te-burgjeve/

Free Traffic Exchange