Report TV - Zbardhet propozimi i SHBA për Reformën në Drejtësinë

2016-09-19 0

Një ditë pas deklaratës së bërë nga zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland se SHBA i ka bërë një propozim të ri palëve për miratimin e Reformës në Drejtësi, Report Tv zbardhur draftin që iu dorëzua kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Basha.

SHBA u propozon palëve ngritjen e një komisioni ?ad hoc? me numër të barabartë anëtarësh, pjesërisht sipas propozimit të bërë nga PD për zgjedhjen e kandidatëve për Vetingun.

Në vijim të propozimit të ri, ndërkombëtarët parashikohet që do të monitorojnë përzgjedhjen e komisionerëve për Vetingun duke pasur të drejtë që të s?kualifikojnë kandidatura të mundshme.

Pra kandidatët që do të jenë pjesë e 2 institucioneve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) mund të s?kualifikohen nga Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.

Free Traffic Exchange