Një pikë e furnizimit me gaz në lagjen "Partizani" të qytetit të Vlorës ka shpërthyer pasditen e kësaj të hëne.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur po mbushej një bombol gazi.