Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pikun e sezonit turistik në vendin tonë, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka inspektuar nga afër vijën bregdetare nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit, e cila aktualisht ka numrin më të lartë të pushuesve.
Ekonomi nënvizoi se kjo zonë ofron sot mundësi më të mira për pushuesit të cilëve sipas saj u ofrohet edhe udhëtimi me biçikleta.
Ekonomi: Po shikojmë një aktivitet aventure dhe them që të gjithë këto mund ta joshin edhe më shumë turistin qoftë vendas, qoftë të huaj që ta shikojë Shqipërinë si një destinacion të sigurt për të bërë turizëm.
Ministrja Ekonomi bëri me dije se zonat muzeale në vijën bregdetare do të kenë zgjatje të orareve gjatë sezonit turistik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekonomi-infrastruktura-turistike-kete-sezon-me-e-mire/