Ora News - Fluks automjetesh, evitohet trafiku në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë. Radhë në Shëngjin

2016-09-19 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Rrugët e zonave bregdetare të Durrësit, Gjirit të Lalëzit dhe Shëngjinit janë përballur me një fluks të jashtëzakonshem automjetesh gjatë pasdites të së dielës. Problematika më e madhe ka qenë në segmentin Shëngjin-Kune dhe Shëngjin superstradë ku pati radhë të automjeteve, ndërsa në Durrës dhe gjirin e Lalëzit pavarësisht fluksit nuk pati trafik. Edhe në hyrje të Tiranës në sheshin ?Shqiponja?, orëve të mbrëmjes u vërejt fluks i shtuar i makinave që hynin në kryeqytet, por nuk pati bllokim të qarkullimit.
Finalja e Kampionatit Europian ?Francë 2016? mes vendasve dhe Portugalisë, e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ka bërë që pushuesit ditor që kishin zgjedhur bregdetin e Durrësit dhe të gjirit të Lalëzit të mendonin të evitonin trafikun përgjatë aksit Maminas-Shën Pjetër.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/fluks-automjetesh-evitohet-trafiku-ne-gjirin-e-lalezit-dhe-tirane-radhe-ne-shengjin/