http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria rezulton te jete vendi qe gjeneron fitimet me te mëdha ne bote nga trafiku i drogës ne raport me GDP-ne, ne masën 2.6 %. Kjo shifër eshte publikuar ne raportin me te fundit te OKB-se per drogën. Dokumenti thekson se fitimi ne raport m e GDP-ne ne Shqipëri dhe vende te tjera, si per shembull ne Bullgari e Iran eshte me i larte ne krahasim me shtetet e tjera te zhvilluara, si per shembull Italia, Gjermania, Anglia e France qe jane tregjet kryesore te konsumit te drogave ne Europe. Nese merret parasysh se Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë eshte rreth 13 miliardë dollarë, referuar shifrave te Ministrisë se Financave, atëherë fitimi nga trafiku i drogës qe hyn ne Shqipëri përllogaritet ne 340 milionë dollarë. Kjo përllogaritet te jete shuma vjetore e valutës qe hyn ne Shqipëri çdo vit dhe qe pastrohet përmes mekanizmave te ndryshme. Raporti i UNODC-se, zyrës se OKB-se per drogën dhe krimin, i referohet shifrave te mbledhura per vitin 2014. Shqipëria gjithashtu rezulton te jete ne radhën e pese kultivuesve me te mëdhenj te hashashit ne bote per periudhën 2009-2014, se bashku me Kolumbinë, Xhamajken, Holandën dhe Paraguain. Sipas raportit, fitimit nga trafiku i drogës jane nje nxitës shume i madh financiar per grupet e organizuara kriminale, ku vlerësohet qe te ardhurat e gjeneruara vetem nëpërmjet te ashtuquajturës rruga e Ballkanit te jene deri ne 28 miliardë dollarë ne vit.