Vetingu nga të huajt, PD-PS zgjedhin nga 6 anëtarë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet propozimi qe Shtetet e Bashkuara te Amerikës i kane bere mazhorances dhe opozitës per reformën ne drejtësi. Mesohet se formula per te cilën foli nje dite me pare Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, përfshin edhe qëndrimin e mazhorances edhe te opozitës per Vetingun. Ky propozim thekson se seleksionimi i kandidaturave per anëtaret e institucioneve qe do bëjnë Vetingun, do te behet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lënë kështu ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues. Por formula e amerikaneve ka përfshirë edhe nje pjese te propozimit te opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtaret e komisionit te posaçme te kualifikimit, do te zgjidhen nga nje komision me përbërje te barabarte opozite-mazhorance. Keshtu ne fund, 12 komisioneret qe bejne Vetingun, do te filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita, do te zgjedhin secila nga 6 komisionere. Por negociatat ende vazhdojnë dhe ne te dy kampet gjate se hënës ka pasur lëvizje ne lidhje me reformën ne drejtësi. Ne oren 13.00, socialistet diskutojnë kete çështje ne mbledhjen e grupit, ndërkohe qe ne 13.30, Basha do te takoje juristet demokrate, per te analizuar propozimin.