Report TV - Ekonomi udhëtim me gazetarët: Vizitoni Shqipërinë,kemi resurse

2016-09-19 0

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, së bashku me një grup gazetarësh nga media të ndryshme panë nga afër se si është duke u zhvilluar turizmi, dhe çfarë ofron e gjithë zona e Gjirit të Lalzit ku iu ka thënë këtyre të fundit që të vizitojnë Shqipërinë pasi vendi ynë ofron bukuri të rralla dhe mikpritje.

Ndalesa e parë në urgjencën shëndetësore e hapur enkas për sezonin turistik në afërsi të plazhit në Gjirin e Lalzit, ku punojnë me nga ty turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë.

Ekonomi u interesua të dinte nëse kjo urgjencë shëndetësore kishte bazën materiale të nevojshme për ti ofruar ndihmën e shpejtë qytetarëve që frekuentojnë për pushime këtë zonë.

Mjekja Edjona Murati tha se gjatë një dite në këtë qendër shëndetësore vijnë 8 deri në 10 persona.

?Në fakt ndryshe nga viti i parë ku nisi të ofrohej ky shërbim shëndetësor, këtë vit duket se pushuesit janë më të informuar dhe orientohen më lehtë në gjetjen e qendrës shëndetësore. Rastet që kemi trajtuar këtu janë të lehta si pickime nga grerëzat apo bletët, djegie nga dielli, hipertensioni. Në këtë qendër jemi të pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme në raste urgjence si dhe EKG apo edhe oksigjen. Kjo na ka ndihmuar shumë të trajtojmë rastet e urgjencës? tha Murati.

Për rastet e rënda mjekja Ejona Murati thotë se bashkëpunohet me spitalin e Durrësit.

Vitet e fundit rruga nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit po përdoret nga të apasionuarit e udhëtimeve me biçikleta. Se çfarë ndjesie të jep një udhëtim i tillë disa prej gazetarëve e provuan vetë duke përshkuar një pjesë të rrugës me biçikletë.

Free Traffic Exchange