92 kilogram lëndë narkotike janë sekuestruar sot në Pikën Kufitare të Kapshticës në një kamion ndërkohë që janë vënë në pranga dy trafikantët e saj.
Policia e Korçës bën të ditur se, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti tip kamion i markës ?Scania? me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si "Cannabis Sattiva".
Menjëherë pas konstatimit të drogës, policia prangosi Artur Yzeiri 51-vjeç dhe Astrit Haxhi, 55-vjeç, ku Artur Yzeiri ka qenë drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.