Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 25 vjet kërkimesh, familjarët e një viktime të komunizmit kanë mundur të gjejnë eshtrat e të afërmit të tyre. Ndrec Mark Zefi u pushkatua 61 vjet më parë, për shkak të mosbindjes ndaj imponimit të rregullave të regjimit.
Pas 65-vitesh i humbur, janë gjetur eshtrat e një të pushkatuari nga regjimi komunist, banor i fshatit Mërqi të Lezhës.
Eshtrat e Ndrec Mark Zefit u gjetën në malin e fshatit, në afërsi të kishës ku ishte pushkatuar në moshën 41-vjeçare pas kundërshtimit të regjimit të kohës.
Kanë qenë këmbëngulja e familjarëve që mundësoi gjetjen e eshtrave, të cilat i kërkonin prej 25-vitesh.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/u-pushkatua-nga-komunizmi-i-gjendet-eshtrat-61-vjet-me-pas-prane-nje-kishe/