Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në rrugën ?Transballkanike? Vlorë mbrëmjen e sotme.
Një automjet ka përplasur një kalimtar dhe një motoçikletë por më pas është larguar nga vendngjarja.
Kalimtari Nikollaq Dema, 67 vjeç, si dhe drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më kritike paraqitet gjendja e 67-vjeçarit.