Report TV - Rama shtron darkë për Ndihmës Sekretaren amerikane, Nuland

2016-09-19 0

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë në selinë e Qeverisë, për Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Në këtë darkë ka marrë pjesë dhe ambasadori amerikan, Donald Lu si dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Pas darkës, kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook se e ka falenderuar Nuland për angazhimin e SHBA në reformën në drejtësi.

"E falenderova miken e Shqipërisë Victoria Nuland për angazhimin e fortë të SHBA për Reformën në Drejtësi. Dakordësi e plotë qëndrimesh", shkruan Rama në Facebook.

Free Traffic Exchange