Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona si dhe ka sekuestruar 16 kilogram lëndë narkotike, ku destinacioni i trafikantëve ishte kalimi i saj në Athinë përmes mjeteve të transportit.
Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se, lënda narkotike është sekuestruar brenda harkut kohor të 12 orëve.
Sasia e parë është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilje (tavolinë), brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë, ku u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 6.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në pranga kanë rënë: Florian Gjoni, 29 vjeç punonjës i agjencisë, pasi ai e ka nisur porosinë me autobus, të cilën pretendon se e ka marrë nga një person tjetër të cilin nuk e njihte.
Rasti i dytë është konstatuar po në Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ?CADDY? me targa AA 458 NV, që drejtohej nga shtetasi Flamur Omeri, 64 vjeç, banues në Patos, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar në gomën rezervë dhe në brendësi të dy parafangove 14 pako të mbështjella me natriban me peshë 9.2 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.