Ora News – Gjobat nuk dhanë efekt për aksidentet, zgjidhja efikase sipas ekspertëve

2016-09-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të shmangur aksidentet gjatë stinës së verës ekspertët sygjerojnë që policia rrugore të kryejë më shumë patrullime si një mundësi më shumë për ndërgjegjësimin e drejtuesve për të zbatuar rregullat e qarkullimit.
Eksperti i qarkullimit rrugor Artur Sulçe deklaron se kjo masë do të ishte më efektive se postblloqet. Kujdes kërkohet gjithashtu edhe për ndërhyrjet e në infrastrukturë dhe apelohet që të vendosen tabelat përkatëse.
Sulçe: Patrullat e policisë nuk duhet të dalin menjëherë me radar stacioner, por duhet të jenë në lëvizje. Në këtë këndvështrim të harxhohet më shumë karburant dhe të gjithë përdoruesit ta kuptojnë të gjithë përdoruesit e rrugës; avash se kemi policinë.
Edhe entet e tjera duhet të marrin masat që jo të fillojnë punimet tani, por të ishin mbyllur punimet në mënyrë që çdo tabelë që vendoset në rrugë të tregojnë realisht një pengesë rrugore që ekziston apo nuk ekziston.
Ashpërsimi i gjobave ndaj të gjithë atyre drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit një vit pas hyrjes në fuqi duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjobat-nuk-dhane-efekt-per-aksidentet-zgjidhja-efikase-sipas-eksperteve/