Kontrolli i tregut ushqimor - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Monitorimi i tregut ushqimor, ne morine e restoranteve, fast-foodeve dhe tregjeve qe ka Shqipëria, duket një mision i pamundur. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka 270 inspektore terreni, çka rezulton se për 12 qarqe jane rreth 22 inspektore per secilin. Por numrin me te madhe e mban kryeqyteti. Për drejtorin e AKU, institucioni qe ai drejton, do te ndryshoje mënyren e kontrollit, duke u përqendruar me se shumti tek inspektimi ne dogane dhe tek fabrikat e prodhimit. Por AKU ka zgjedhur restorantet ne zonat turistike, për te ofruar me shume siguri ne ushqimet qe konsumojmë. Tabelat, qe do te jete et varruara ne hyrje te restoranti, do te tregoje qe është inspektuar nga AKU, çka për rrjedhoje ushqimi është i garantuar. Pak kohe me pare, një restorant ne zonën e ish-bllokut u bllokua, pasi klientët u helmuan nga ushqimi, një fakt ky i konfirmuar edhe nga mjeket. Kjo situate, ngre pikëpyetjen se sa te sigurt jemi ne ate çka konsumojmë.