Report TV - 12 ditë pas grabitjes në pistën e Rinasit, ICTS vendos kamera sigurie

2016-09-19 0

Kamerat e vendosura duket se janë të cilësisë së lartë full HD që transmetojnë pamje me rezolucion të lartë.

Këto kamera janë vendosur pikërisht në portën B, për të cilën Policia e Shtetit me 13 maj të vitit 2016, kishte kërkuar forcimin e vëzhgimit dhe të kontrollit.

Tashmë mbetet për t?u sqaruar nga organet e hetimit, se për se këto kamera nuk u vunë së paku kur ato u kërkuan nga policia.

Por nëse në këtë portë vendosja e këtyre kamerave, në portat e tjera vëzhgimi vijon të jetë në të njëjtin nivel.

Një veturë patrullimi i kompanisë ICTS, është e vetmja mundësi për të kontrolluar sigurinë e perimetrit të jashtëm të pistës së aeroportit të Rinasit.

Free Traffic Exchange