http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Donald Lu, 4 maj 2016: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.Kjo deklarate e ambasadorit amerikan ne Tirane, Donald Lu, nuk ishte i pari apel i tij per miratimin e reformës, por ajo shënoi nje moment te ri ne komunikimin e diplomatit me politikanet shqiptare duke iu kërkuar qarte atyre te votonin draftin e reformës te hartuar nga ekspertet e Euralius dhe OPDAT edhe pse nuk e kishin lexuar. Nuk ishin te pakte politikanet qe u acaruan nga kërkesa e ambasadorit Donald Lu, per te votuar symbyllur reformën, por kjo nuk e ndali diplomatin amerikan te lobonte ne favor te draftit kushtetues duke bere vetem pak dite me vone nje gjest qe asnjë ambasador nuk e kishte bere me pare; ai se bashku me ambasadoren e BE Romana Vlahutin morën pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te 3 partive kryesore ne vend PS, PD dhe LSI dhe serish mesazhi ishte i njëjteDonald Lu, 11 maj 2016: Unë përfaqësoj një vend që për mëse 100 vjet ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkuar ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha dhe fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë që kjo traditë të vazhdoj në kontekstin e reformës në drejtësi.Romana Vlahutin: Ky ka qenë një diskutim shumë i dobishëm, shumë i mirë dhe shumë konstruktiv. Mendoj se kemi sqaruar disa çështje që më parë nuk ishin të qarta. Por më e rëndësishmja është që në te gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë dhe aleatë për të mirën e Shqipërisë. Dhe që në ditët në vijim energjitë tona do të kalojnë në këtë gjë, që kjo reformë të përfundojë. Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe në veçanti për be. Dhe ne do të sigurohemi që do të ketë shkruar në letra të bëhet realitet për njerëzit dhe qytetarët e këtij vendi.Ishte serish ambasadori amerikan Donald Lu, i cili u përpoq te negocionte nje takim mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha, ne mënyre qe dy kampet politike te arrinin nje marrëveshje per reformën ne drejtësi; por as ambasadori amerikan dhe as telefonatat e ndihmës sekretares amerikane te shtetit Viktoria Nuland me Lulzim Bashen e Sali Berishen, nuk paten sukses dhe takimi i 6 qershorit dështoi. Pas ketij dështimi, ambasadori amerikan vendosi te dale hapur e te tregoje se kush është përgjegjës per dështimin e konsensusit per reformën ne drejtësi; duke artikuluar nje nga kritikat me te ashpra qe partia demokratike ka marre ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.8 qershor; Ambasada e shteteve të bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në dr...