Presioni amerikan për “Drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi ka qenë kryefjalë e takimeve të zyrtarë të lartë amerikanë gjatë vizitave në Tiranë ne dy vitet e fundit. Angazhimi i Uashingtonit për një sistem drejtësie të pastër dhe të pavarur nga presionit politike, por edhe të fuqisë financiare, kanë sjellë në Shqipëri Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland. Më 12 korrik 2014, ajo u takua me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Në takimet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës ne ate kohe, kryetari i bashkisë, ajo vuri theksin tek nevoja e reformimit të drejtësisë shqiptare. Nuk kaloi më tepër se një vit, kur politika shqiptare kishte nisur diskutimet për reformimin e sistemit të drejtësisë, zyrtarja amerikane vizitoi sërish Tiranën. Viktoria Nuland ishte në Tiranë për të thënë se kishte ardhur ora e drejtësisë. Mesazhi ishte i prerë dhe i qartë: reformim i sistemit. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara, do të ndërmarrin një monitorim të rreptë për një gjyqësor te pastër dhe te paanshëm.Viktoria Nuland, 13 Korrik 2015: Njerëzit në Shqipëri kanë pritur tejet gjatë që të ketë një gjyqësor të paanshëm, që të vihet në vend Drejtësia.E rëndësishme të kihet një sistem drejtësie më të mirë e të pastër, me gjyqtarët e prokurorë të paanshëm. Ajo që kam dëgjuar nga të gjitha palët ka qenë një angazhim i fortë dhe ne do ndjekim nga afër plotësimin e këtyre angazhimeve.Por Shtetet e Bashkuara nuk u mjaftuan me kaq. Presioni amerikan përballë klasës politike shqiptare, arrin kulmin me vizitën në Tiranë të Sekretarit të shtetit Xhon Kerri, më 14 shkurt të këtij viti. Shefi i diplomacisë amerikane, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi.John Kerry, 14 Shkurt 2016: Me ka bere përshtypje miratimi i legjislacionit qe pengon kalimin e krimineleve ne sistemin politik. Ky është nje hap i rendesishem, kurajoz dhe domethënës, persa i perket rrugës qe Shqipëria ka ndërmarre. Jam i inkurajuar shume nga paketa e reformës ne drejtësi qe eshte duke u shqyrtuar per te përmirësuar gjyqësorin dhe per te mundësuar nje goditje me te forte kundër korrupsionit. Deshiroj te theksoj qe kjo eshte nje lëvizje qe lidershipi juaj ka ndermarre duke punuar fort qe te realizohet. Ata jane te angazhuar per nje qeverisje me llogaridhënëse dhe kjo kerkon mbeshtetjen e çdo shqiptari. SHBA jane plotesisht te përgatitura dhe te gatshme dhe dua te konfirmoj ne emrin e presidentit Obama se ne jemi me ju. Populli i ketij vendi e di shume mire dhe deshiron te jetoje ne nje vend ku shteti ligjor nënkupton pikërisht sundimin e ligjit, qe gjykatësit e prokuroret t?u përmbahen te njëjtave rregulla dhe se te gjithe do te trajtohen me drejtesi, pavarësisht se cila parti politike eshte ne pushtet.Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformë...