Vizita e Nuland për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në sistemin e drejtësisë shqiptare sjell në Tiranë ndihmës sekretaren e shtetit Viktoria Nuland. Zyrtarja e lartë vjen në kryeqytetin shqiptar në përpjekjen e radhës së diplomacisë amerikane, për të bindur klasën politike të votojë reformën në drejtësi.Ndihmës Sekretarja e Shtetit Nuland, takimin e parë do ta ketë në orën 14.30 me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në zyrën e këtij të fundit. Më pas rreth orës 15.30 parashikohet takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, jo në selinë e PD-së, por në një prej hoteleve pranë kryeministrisë. Sipas axhendës, takimi me kreun e opozitës parashikohet të zgjasë për rreth 30 minuta, pasi siç duket kjo është koha e mjaftueshme për Viktoria Nuland të dëgjojë qëndrimin e demokrateve dhe me pas të japë mesazhin e saj për nevojën e votimit të reformës në drejtësi në seancën plenare të 21 korrikut.Pas takimit me Bashën, zyrtarja e lartë amerikane mësohet se do të takojë një grup gazetarësh.I fundit por jo nga rëndësia, në axhendën e takimeve të ndihmës sekretares Nuland, është kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë të qartë se forca politike që drejton do të votojë reformën në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, vihet re se gjatë qëndrimit në Tiranë, Viktoria Nuland nuk do të takohet me kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së, parti që ka një numër të konsiderueshëm votash, të domsodoshme për votën e 21 korrikut.