Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stina e verës, frekuentimi i pishinave dhe plazheve mbart edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lëkurës, duke nisur nga alergjitë e thjeshta deri në infeksione të rënda. Mjekja dermatologe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza,Entela Shkodrani, apelon qytetarët për mbrojtjen e lëkurës duke u konsultuar me ekspertët e shëndetit, kryerjen e ekzaminimeve përkatëse dhe përdorimin e kremrave mbrojtës. Melanoma, është një ndër kancerët më të rrëzikshëm të lëkurës, pasojat e së cilës janë vdekjeprurëse.
Rreth 10% e pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekëve dermatologë, shfaqin probleme të alergjive të lëkurës.
Ata janë të predizspozuar për sëmundje alergjike,pasi lëkura është e ndjeshme dhe reagon ndaj diellit, ndaj kushteve higjenike ndaj përdorimit të kremrave, kontakti me bojërat nëse pacienti i përdor intesivisht ato pa u konsultuar më parë nga mjekët ekspertë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/gjate-veres-problematike-semundjet-mykotike-melanoma-dhe-alergjite/