Vjedhja e rreth 1 milionë eurove gjatë transferimit jashtë kufijve në Aeroportin e Rinasit shihet me shqetësim nga komuniteti i biznesit. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thotë se transferimi i valutës jashtë kufijve bëhet tërësisht jashtë çdo kontrolli.
Sipas tij, fenomeni i nxjerrjes së valutës nëpër pikat kufitare është fenomen që zgjat prej kohësh dhe përmes tyre transferohen në mënyrë të jashtëligjshme shuma të mëdha parash.
Buxhuku thotë se kjo valutë e dalë jashtë kufijve në mënyrë të jashtëligjshme dëmton jo vetëm biznesin, por gjithë ekonominë.